“Ke shitur by…n e nuk ke nga luan”, Paloka shërthim ndaj ‘alibashëve’: Lëtyra! Jeni me te zinj se Rama
Kryetari i Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka shpërthyer ndaj atyre që thonë se nuk duhet protestuar në rrugë, por bërë betejë në parlament. Diçka të tillë e pohoi dje Enkelejd Alibeaj, i cili vijon të kundërshtojë lëvizjen e Berishës brenda demokratëve.
Ai, Gazmend Bardhi dhe Ferdinand Xhaferaj janë tre deputetët e vetëm të PD, që kanë thënë se nuk do të marrin pjesë në protestën e 7 korrikut, thirrur nga PD dhe shoqëria civile kundër rritjes së çmimeve dhe padrejtësive të shumta sociale në vend.
Për këtë “soj e sorollop”, por edhe disa analistë që thonë se Berisha e bën protestën për hallin e vet të “non grata”, Paloka nuk e ka “kafshuar gjuhën” aspak: “Lloj-lloj letyrash te bie te njohesh ne kete bote… Sigurisht qe do detyroheshin nje dite te dilnin hapur.
Sapo lexova njerin qe paska thene se protesta e 7 korrikut u organizoka nga Berisha jo kunder Rames, po kunder Alibeut…!!! Vete alibeu dje tha se nuk del ne nje proteste qe i intereson Berishes…
Pra, te protestosh kunder qeverise e kunder Rames, kur kete po e kerkojne i madh e i vogel, sipas letyrave qenka ne interes te Berishes!!! Po te besh thirrje qe njerzit te mos dalin ne proteste kunder nje qeverie qe cdo dite shton zullumin, ne interes te kujt eshte?
Sikur ta besosh me naivitetin me te madh si te vertete qe protesta i sherbeka Berishes, atehere si i bie qe t’ju bejme thirrje shqiptareve te mos protestojne kunder kesaj qeverie?! E kete thirrje e ben ne emer te “opozites”…!!!
Vetem kur e ke shitur bythen e nuk ke nga e luan detyrohesh ta poshterosh veten deri ne kete pike. “Une protestoj ne Parlament”, – tha alibeu duke bere te qarte se nuk eshte thjeshte kunder 7 korrikut, po kunder cdo proteste ne rruge.
Ja po e besojme edhe kete, se paska tjeter strategji alibeu kunder qeverise e jo rrugen. Per çfare po proteston ti ne Parlament, duke bashkuar votat me Ramen per Vetingun apo per te marre Rama miliona euro borxhe, qe pastaj perfundojne po ne xhepat e tij dhe miqve te tij?
Te behesh pjese e lojes se felliqur me gjoja reformat e Rames, e te te marre si zar per dore Tao Palla, eshte te protestosh ne Parlament?! Eshte turp e krim ndaj demokrateve e shqiptareve. Jeni me te zinj se Rama!”
Fraksion.com