“Kam 35 vjet që ia hekuros këmishat burrit”; Mimi Kodheli zbulon ‘sekretin’ e familjes së lumtur
Ish-ministrja e Mbrojtjes dhe deputetja socialiste Mimi Kodheli vjen më një rrëfim krejt ndryshe për jetën e saj private, ku zbulon të pathëna.
Në një intervistë për emisionin ‘Rudina’ Kodheli tregoi disa nga çastet e saj më të lumtura familjare, duke i ndarë ato me publikun.
“Besoj që janë gjithmonë të lidhura me familjen, sidomos me djalin, flasim më të lumturat të jetës. Çast i vështirë lindja, por më i lumturi besoj në absolut. Besoj çast i lumtur momenti kur është laureuar, kur ka marrë diplomën, shumë i lumtur. Aq i lumtur ishte sa ai ishte duke e prezantuar projektin, se ju e dini që është arkitekt dhe unë kisha celularin në dorë me idenë që po e regjistroja. Në fund fare, pas gjysmë ore kuptova që nuk kisha regjistruar asnjë gjë. Kaq e emocionuar isha.”– tregoi Kodheli.
Mes të tjerash deputetja e PS-së zbuloi se ishte një kuzhiniere shumë e mirë, ndërsa ndau edhe ‘sekretin’ e lumturisë.