Vrasja e Xhuvanit, katër dit para zgjedhjeve, ish-zv. drejtori i policisë Nushi shpërthen ndaj gazetarëve: Ikni, më lini rehat
Dy Zv.drejtoret e Policisë Elbasan Nikollaq Palla dhe Albert Nushi u lanë në “arrest shtëpie” sot nga gjykata e Elbasanit.
Zv.drejtori Albert Nushi teksa i drejtohej ambienteve të gjykatës, i pyetur nga mediat nuk dha prononcim madje iu tha gazetarëve “ikni tani më lini rehat”.
Prokuroria e Elbasanit njoftoi pak ditë më parë se në përfundim të hetimeve, ka rezultuar se Albert Nushi dhe Nikollaq Palla, dy ish- zv.drejtor i Policisë së Elbasanit kanë dhënë dëshmi të rremë lidhur me vrasjen e Pjerin Xhuvanit 4 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit.
Ndaj tyre u caktua nga gjykata masa e sigurisë ‘Arrest në shtëpi’.
Rezulton se të dy kanë shpërdoruar detyrën, sepse nuk kanë marrë masa për të parandaluar vrasjen, si dhe kanë dhënë deklarime të rreme, duke dhënë fakte të ndryshme mbi ngjarjen.
Fraksion.com