AktualitetTë fundit

Vidhet “BMW” në një gomisteri në autostradën Tiranë-Durrës, dy persona ia marrin me dhunë pronarit

Pasi kanë mundur të marrin automjetin, grabitësit janë larguar në drejtim të paditur. Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar me urgjencë në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

“Më datë 29.06.2022, në Komisariatin e Policisë Shijak, ka kallëzuar shtetasi D. V., 32 vjeç, banues në Krujë, se në një gomisteri, në autostradën Tiranë-Durrës, 2 persona, ende të paidentifikuar, i kanë marrë me dhunë, automjetin e tij tip “BMW”, dhe janë larguar. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kujtojmë se ky nuk është rasti i vetëm kur një automjet luksoz grabitet në autostradën Tiranë-Durrës. Vetëm rreth një muaj më parë një automjet tip “Audi”, iu grabit nën kërcënimin e armës dy të rinjve nga Vlora që kishin ndaluar për të pirë cigare.

 

Fraksion.com