AktualitetPolitikëTë fundit

“Të hyjnë në seli për të shpallur shqetësimet”; Ndodh për herë të parë, PD hap dyert për të gjithë shqiptarët

Për herë të parë, Partia Demokratike do të hapë selinë dhe foltoren për të gjithë shqiptarët, nga sot deri në protestën e 7 korrikut.

Në një njoftim për mediat, PD shprehet se “për herë të parë, të rinj e të reja, burra e gra, profesionistë dhe fermerë, njerëz nga të gjitha fushat e shoqërisë, do të hyjnë në seli për të shpallur shqetësimet  e tyre personalisht, dhe jo nëpërmjet përfaqësuesve politikë”.

Partia Demokratike ka ftuar të gjithë shqiptarët “që duan të ngrenë zërin, të bashkohen çdo ditë në foltoren e selisë dhe më 7 korrik në shesh”.

NJOFTIM PER SHTYP

 

Partia Demokratike me idenë e hapjes ndaj shoqërisë, dhe në përgatitje për frymën popullore të protestës së 7 korrikut, do të hapë selinë dhe foltoren e saj për shqiptarët.

 

Për herë të parë, të rinj e të reja, burra e gra, profesionistë dhe fermerë, njerëz nga të gjitha fushat e shoqërisë, do të hyjnë në seli për të shpallur shqetësimet  e tyre personalisht, dhe jo nëpërmjet përfaqësuesve politikë.

Partia Demokratike, në kontratën e re sociale me shoqërinë, fton të gjithë shqiptarët që duan të ngrenë zërin, të na bashkohen çdo ditë në foltoren e selisë dhe më 7 korrik në shesh.

Ne vijim të daljeve do të jetë Mario Ceca, i ri nga Kashari i cili sapo ka mbaruar maturën.

Lidhja live per rreth 5 min nga selia e PD-së.

 

Fraksion.com