AktualitetNATO/BETë fundit

Samiti i NATO-s, Sachez: Ambiciet e Putinit nuk do të ndalen në Ukrainë

Ambiciet ekspansioniste të Putinit nuk do të ndalen me Ukrainën. Ato kanë të bëjnë gjithashtu me republikat baltike, Poloninë, Lituaninë dhe vende të tjera që po trokasin në dyert e NATO-s”, kështu u shpreh kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez , në një konferencë për shtyp në fillim të ditës së fundit të samitit të NATO-s në Madrid.

“Nëse Finlanda dhe Suedia hyjnë në NATO, kjo nuk është për shkak të frymës ekspansioniste, por sepse ata duan të mbrohen nga një kërcënim real, domethënë Rusia e udhëhequr nga Putini, nëse ne nuk veprojmë në mbrojtje të Ukrainës, kostoja dhe çmimi që do të paguanim në të tashmen dhe në të ardhmen do të ishte shumë më i madh”, shtoi Sanchez.

 

Fraksion.com