Rama në Samitin e NATO-s, bisedë me presidentin bullgar: Mbase sot lajmi i mirë
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një bisedë me presidentin bullgar Rumen Radev, gjatë punimeve në ditën e dytë të Samitit të NATO-s, që po mbahet në Madrid.
Rama u shpreh në një postim në rrjetet sociale se “Mbase sot lajmi i mirë”, krahas pamjeve gjatë bashkëbisedimit me presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev.
Gjithashtu kryeministri Rama shihet teksa bisedon me presidentin francez Emmanuel Macron, kancelarin gjerman, Olaf Scholz, si dhe me liderë të vendeve të tjera të NATO-s.
Fraksion.com