Rama: Më shumë se kurrë vendet e NATO-s qëndrojnë në krah të njëra-tjetrës
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale një mesazh bashkimi të vendeve të NATO-s, për një jetë të përmbushur e më të lumtur për qytetarët.
“Mirëmëngjes dhe me këtë mesazh bashkimi të vendeve të NATO-s që sot më shumë se kurrë qëndrojnë në krah të njëra tjetrës, në aleancën më të fuqishme ushtarake, ku edhe Shqipëria jep kontributin e saj, ju uroj një ditë të mbarë”, shprehet Rama i cili ka publikuar edhe video mesazhin e NATO-s.
Në mesazhin e NATO-s theksohet “ne besojmë se është e mundur që kombet të bashkohen mbështetur në parimet madhore të lirisë njerëzore dhe drejtësisë. Por nuk mund t’ia dalim nëse qytetarët tanë përndiqen nga frika e përhershme e agresionit dhe barra e kostos së përgatitje së kombeve të tyre individualisht kundër sulmeve. Lufta, për ne, nuk është e pashmangshme. ne shpresojmë të ngremë një mburojë kundër agresionit dhe kundër frikës ndaj agresionit, që do të na lejojë të ecim përpara për të ndërtuar një jetë të përmbushur e më të lumtur për qytetarët tanë. Në ka një gjë të sigurt sot, në ka diçka të pashmangshme në të ardhmen është vullneti i popujve të botës për paqe dhe liri. Presidenti Harry S. Truman për themelimin e NATO. Në ato kohë ishin vetëm 12 aleatë, tashmë jemi 30, gjithmonë ne jemi të bashkuar”.
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Madrid për samitin e NATO-s. Sot në ditën e dytë të samitit Kryeministri Rama do të marrë pjesë, së bashku me ministren për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka dhe ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi.
Fraksion.com