Pas shtrimit në spital, si janë gjërat mes çiftit Kourtney dhe Travis?
Travis Barker, bateristi i grupit rock Blink-182 dhe bashkëshorti i Kourtney Kardashian, u shtrua në spital në mënyrë të papritur. Muzikanti shkoi në Qendrën Mjekësore “West Hills” të martën në mëngjes pasi përjetoi një gjendje të keqe shëndetësore. Pasi Travis Barker u dërgua me urgjencë në spital, Kourtney Kardashian po përpiqet të jetë sa më afër tij. Sipas TMZ, burime të lidhura me familjen thanë se Travis u soll në qendrën mjekësore pasi vuante nga pankreatiti, për të cilin mjekët thuhet se besojnë se ka ardhur nga një kolonoskopi e mëparshme.
“Ai kishte dhimbje ekstreme dje, dhe ai dhe Kourtney ishin të dy të shqetësuar,” thotë një burim i afërt. “Ishte deri në pikën ku ai mezi mund të ecte.”
Por pasi e kaloi natën në spital, Travis pritet “të jetë mirë dhe është më mirë sot”, sipas burimit. Për sa i përket mënyrës sesi Kourtney e ka përballuar urgjencën mjekësore të burrit të saj, burimi i brendshëm thotë se ajo po përpiqet ta mbajë atë pozitiv: “Kourtney po përpiqet t’i rrisë shpirtin dhe urren ta shohë atë me dhimbje torturuese”.
Pasi Travis u soll në spital, vajza e tij Alabama Barker shkroi në Story-n e saj në Instagram duke u kërkuar përdoruesve të “Ju lutemi dërgoni lutjet tuaja”. Shtrimi në spital i Travis vjen vetëm një muaj pasi ai dhe Kourtney u martuan në Portofino, Itali.
Fraksion.com