OKB: Gati 16 milionë njerëz në Ukrainë kanë nevojë për ndihmë humanitare
Gati 16 milionë ukrainas kanë nevojë për ndihmë humanitare, tha koordinatori rezident i Kombeve të Bashkuara për Ukrainën.
“Pothuajse 16 milionë njerëz në Ukrainë sot kanë nevojë për ndihmë humanitare – ujë, ushqim, shërbime shëndetësore, çati mbi kokë dhe mbrojtje”, tha Osnat Lubrani në një konferencë për shtyp të enjten.
“Këto janë numra konservatorë që Kombet e Bashkuara po i rishikojnë tani.”
Lubrani shtoi se të paktën gjashtë milionë njerëz deri më tani janë zhvendosur brenda vendit nga konflikti dhe 5.3 milionë të tjerë janë larguar jashtë vendit që nga pushtimi më 24 shkurt.
Fraksion.com