Meta: Vendimet historike të samitit të NATO-s, e bënë Aleancën më të bashkuar
Presidenti i Republikës, Ilir Meta reagoi sot pas përfundimit të punimeve të Samitit të NATO-s në Madrid.
Meta u shpreh se vendimet e sotme historike të samitit të NATO në Madrid, e bënë Aleancën tonë më të bashkuar.
“Vendimet e sotme historike të samitit të NATO në Madrid, e bënë Aleancën tonë më të bashkuar, më të vendosur, dhe të gatshme për t’iu kundërpërgjigjur rreziqeve më të mëdha e të drejtpërdrejta që na kanosen! Vendeve mike, Suedisë e Finlandës, u urojmë mirëseardhjen në Aleancën që mbron sovranitetin, lirinë dhe demokracinë nga çdokush që synon t’i minojë ato. Ne jemi NATO! Sëbashku qëndrojmë më të fortë!”, shkroi Meta në një postim në rrjetet sociale.