AktualitetEkonomiPolitikëTë fundit

Ibrahimaj: Mbështetja për qytetarët dhe sektorë të caktuar mbi 44 miliardë lekë

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj deklaroi sot se mbështetja e qeverisë shqiptare për qytetarët dhe sektorë të caktuar, si transporti apo energjia, llogaritet 2.32 % e PBB-së, ose mbi 44 miliardë lekë.

Duke folur në Kuvend, rreth Aktit Normative të qeverisë për kompensimin e çmimit për disa artikujve në sektorin e ndërtimit për kompani që kryejnë punë publike, ministrja u shpreh se kjo është një masë që i shërben objektivit të qeverisë për të përfunduar veprat publike me ndikim në ekonomi dhe punësim.

“Ky akt normative është pjesë e paketës antikrizë dhe politikave që qeveria po ndërmerr me qëllim reduktimin e efekteve negative që pasojat e luftës, por jo vetëm, po sjellin te ne”, tha Ibrahimaj.

Ministrja u shpreh se rritja e çmimeve për produktet në sektorin e ndërtimit nuk nisi me invazioni rus në Ukrainë, por që në vitin 2021, nisur nga kërkesa e shtuar e ekonomisë globale për këto produkte, nga rritja ekonomike që preku të gjithë botën, pas ngadalësimit që pësoi prej pandemisë.

 

Fraksion.com