AktualitetTë fundit

Arrestohen 6 persona: Falsifikuan materialet zgjedhore në Elbasan

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan ka vënë në pranga 6 shtetas të cilët falsifikuan materialet zgjedhore të procesit zgjedhor të datës 25.04.2021.

Policia e Shtetit njoftoi sot se, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan bënë ekzekutimin e masave të sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Falsifikimi  i materialeve zgjedhore dhe i rezultatit të zgjedhjeve”, për shtetasit: E. K., 35 vjeç, banues në Përrenjas; Y. K., 35 vjeç, banues në fshatin Karkavec, Përrenjas;  D. A., 49 vjeç, banues në Përrenjas; E. D., 31 vjeç, banues në fshatin Berzeshtë, Përrenjas;  M. V., 33 vjeç, banues në fshatin Rrajcë Fushë, Përrenjas;  O. A., 40 vjeç, banues në Përrenjas.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, të cilët kanë patur si detyrë numërimin e votave, gjatë procesit zgjedhor të datës 25.04.2021, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë shënuar në tabelat e rezultatit, të dhëna të ndryshme nga ato të fletëve të votimit, me qëllim  favorizimin e kandidatëve të subjekteve zgjedhore.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

 

Fraksion.com