Akuzat lidhur me vrasjen e Pjerin Xhuvanit: Paraqiten në seancë zv.drejtorët e policisë Elbasan
Dy zëvëndësdrejtorët e policisë Elbasan, të cilët u akuzuan për shpërdorim detyre në lidhje me rastin e vrasjes së Pjerin Xhuvanit gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve të 24 prillit, janë paraqitur ditën e sotme para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.
Albet Nushi ish drejtor krimesh në Elbasan dhe nëndrejtor i policisë Berat është paraqitur i pashoqëruar, madje pranë gjykatës ka pire kafen me kolegët dhe më pas ka hyrë në gjykatë.
Kujtojmë se Ndaj Z. Nushi është vendosur masa e sigurisë arrest shtëpie.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore së bashku me Prokurorinë e Elbasanit kanë hetuar punonjësit e policisë për shpërdorim detyre dhe deklarim të rremë para oficerit të policisë gjyqësore. Gjykata la nën masën arrest shtëpie zëvendës drejtorin e policisë Berat Albert Nushi i cili në momentin kur ndodhi ngjarja ishte zv drejtor për krimet në Elbasan. Në po të njëjtën masë sigurie u la edhe Nikollaq Palla Zv/drejtor për rendin dhe sigurinë publike në Policinë e Elbasanit.
Në 21 prill të vitit 2021, gjatë një përplasje me armë mes dy grupimeve politike mbeti i vrarë mjeku Pjerin Xhuvani, në atë kohë eksponent i PS ndërsa mbetën të plagosur 4 persona të tjerë mes të cilëve një punonjëse policie. Pas ngjarjes, në polici u vetë dorëzua si autor i krimit Arbër Papleka, shoqërues i drejtues politik të PD të Elbasanit në atë kohë Gazmend Bardhi. Papleka, ish-efektiv i Reneas qarkullonte në Elbasan i armatosur si pjesë e strukturës për mbrojtjen e votës, strukturë e cila ishte ngritur nga PD në të gjithë vendin.
Fraksion.com