AktualitetPolitikëTë fundit

U shkarkua nga Spiropali pasi kishte dekonspiruar një aksion të doganave; Denion Meidani rikthehet drejtor nga Bledi Çuçi

Denion Meidani, i biri i ish presidentit Rexhep Meidani është rikthyer në poste publike.

Meidani emërohet drejtori i Qendrës për Rehabilitimin e të kthyerve nga Aktivitetet Terroriste dhe ekstremizmi i dhunshëm. Mësohet se emërimi i Denion Meidanit është bërë nga ministri Bledi Çuçi.

Gjatë qeverisjes teknike PS-PD në vitin 2017, pas marrëveshjes së 17 majit, Meidani ka mbajtur postin e drejtorit të SHKB-s së burgjeve kur ministër drejtësie ishte Gazmend Bardhi. Qendra e cila rehabiliton të kthyerit nga kampet e terrorizmit deri pak ditë më parë është drejtuar nga Ledi Dervishi. Aktualisht kjo qendër e cila u krijua në varësi të kryeministrit Rama ka kaluar në varësi te ministrit të brendshëm Bledi Çuçi.

Edhe në vitin 2012, Denion Meidani mbante detyrën e drejtorit të SHKB së Burgjeve. Më pas u emërua, nën drejtor i Doganave dhe më pas drejtor i Anti-Kontrabandës, pozicioni i fundit në qeverisjen e PD, pasi u shkarkua në 2013 pas ardhjes në pushtet të PS. Në 12 tetor të vitit 2013 ish-drejtoresha e doganave Elisa Spiropali vendosi të pezullojë Denion Meidanin nga detyra, për shkelje të etikës, pasi kishte dekonspiruar një aksion të doganave./ Report Tv

 

Fraksion.com