AktualitetBota+Të fundit

Rritet në 4 numri i të vdekurve dhe 5 të plagosur, në sulmin mbi apartamentet në Mykolaiv

Numri i të vdekurve në një sulm në një bllok apartamentesh në Mykolaiv është rritur në katër, sipas kryebashkiakut Oleksandr Sienkevych.

Pesë persona janë lënduar, tha ai, duke shtuar se shërbimet e urgjencës janë në vendngjarje.

Të mërkurën herët, tetë raketa goditën një bllok apartamentesh, me sa duket duke përdorur raketa KH-55.

Në total, 114 njerëz kanë vdekur në Mykolaiv që nga fillimi i luftës, shtoi kryebashkiaku. Qyteti ndodhet pranë Detit të Zi në jug të Ukrainës.

 

Fraksion.com