Me Lindën te Pallati Mbretëror, çfarë thonë mediat spanjolle për Edi Ramën dhe bashkëshorten e tij
Në Madrid në Spanjë, po zhvillohet Samiti i NATO-s.
Me këtë rast, Mbretërit Felipe dhe bashkëshortja Mbretëresha Letizia, kanë hapur dyert e Pallatit Mbretëror për të festuar një darkë historike.
Më shumë se 40 liderë botërorë janë pritur nga Felipe VI dhe gruaja e tij. Monarku priti Joe Biden, presidentin e Shteteve të Bashkuara, në bazën Torrejón de Ardoz dhe Letizia zhvilloi një takim me zonjën e parë, Jill Biden.
Kryeministër i Shqipërisë Edi Rama së bashku me Linda Ramën u pritën nga monarkët.
‘Një njeri shumëplanësh që e ka zhvilluar punën e tij profesionale në fusha të ndryshme nga njëra-tjetra si reklama apo piktura. Ai gjithashtu ka luajtur basketboll profesionalisht dhe është rimartuar me Linda Ramën, e cila ka zgjedhur një veshje bardh e zi për darkë.’- shkruajnë mediat vendase për kryeministrin shqiptar.
Fraksion.com