Ish ndimësja: Trump u paralajmëruai se kabineti po shqyrtonte përdorimin e amendamentit të 25-të
Stafi i ish-presidentit Donald Trump e paralajmëroi atë se veprimet e tij më 6 janar 2021 mund të përbëjnë sjellje kriminale. Ata pa sukses iu lutën atij që të largonte rebelët që kishin pushtuar Kapitolin dhe kërcënuan ish-zëvendëspresidentin Mike Pence. Dhe pasi trazirat u shuan, në një nga ditët më kaotike në historinë e SHBA-së përfundoi, ish ndihmësi që dëshmoi të martën, tha se anëtarët e kabinetit të tij i thanë se po debatonin lidhur me aplikimin e Amendamentit të 25-të për ta hequr atë nga detyra.
Cassidy Hutchinson, ish ndihmëse e lartë e i ish-shefit të shtabit të Trump, Mark Meadows foli për cka ndodhi gjatë ngjarjeve dhe takimeve që çuan në kryengritjen në Kapitol, dëshmoi gjerësisht të martën se Trump ishte shpesh i izemëruar dhe sulmonte stafin, ndërsa u përpoq të mbante pushtetin pasi humbi zgjedhjet e vitit 2020. Sjellja e tij, tha ajo, i kishte shtyrë anëtarët e kabinetit të konsideronin një zgjidhje të lejuar nga Kushtetuta e SHBA.
Këshilltarët kryesorë të Trump dhe avokatët e Shtëpisë së Bardhë e shtynë atë të mbante fjalimin e tij për gjendjen e bashkimit më 7 janar 2021, një ditë pas sulmit, për të shpëtuar trashëgiminë e tij dhe gjithashtu për të parandaluar një lëvizje të mundshme nga anëtarët e kabinetit të tij për ta rrëzuar atë me Amendamenti i 25-të.
Avokatët e Trump, përfshirë Pat Philbin dhe Pat Cipollone donin që ai të dënonte rebelët, të premtonte se do t’i ndjekte penalisht ata dhe të pranonte se zgjedhjet nuk ishin vjedhur. Por në të kundërt, siç dëshmoi Hutchinson, ish presidenti Trump u përpoq t’u ofronte atyre një falje të plotë gjatë fjalimit, komentoi ajo. Ndërsa Trump në fund e regjistroi fjalimin, duke përmendur ndjekjet penale ose faljet, ai përsëri “pohoi në mënyrë të rreme” se kishte fituar zgjedhjet e 2020.
Amendamenti i 25-të lejon që zëvendëspresidenti dhe anëtarët e kabinetit të vendosin zëvendëspresidentin në rolin e presidentit nëse presidenti në detyrë është i paaftë. Përgjatë gjashtë seancave dëgjimore të komisioneve të përzgjedhura të 6 janarit deri më sot, ish-ndihmësit dhe këshilltarët e ish presidentit Trump e kanë përshkruar vazhdimisht atë si pothuajse jashtë lidhjes me realitetin, duke refuzuar të pranojë humbjen e tij dhe duke nxitur teoritë e egra të konspiracionit për të argumentuar se ai kishte fituar zgjedhjet e 2020.
Fraksion.com