Turqia nënshkruan Memorandumin; Presidenti Meta: Vendim i duhur në këtë periudhë sfidash
Presidenti i Republikës, Ilir Meta përshëndeti sot nënshkrimin e Memorandumit të përbashkët trilateral që i hap rrugë anëtarësimit në NATO të Finlandës dhe Suedisë.
Meta u shpreh se ky është vendimi i duhur për forcimin e sigurisë së përbashkët në këtë periudhë sfidash kërcënuese për parimet dhe vlerat demokratike.
“E përshëndes nënshkrimin e Memorandumit të përbashkët Trilateral që i hap rrugë anëtarësimit në NATO të Finlandës dhe Suedisë. Vendim i duhur për forcimin e sigurisë së përbashkët në këtë periudhë sfidash kërcënuese për parimet dhe vlerat demokratike”, theksoi Meta në një postim në rrjetet sociale.
Fraksion.com