Tritol makinës në Shkodër
Një pako e dyshimtë është gjetur në një makinë në Shkodër këtë pasdite, ndërsa qytetarët kanë lajmëruar policinë.
Sipas qytetarëve, një person me motor ka hedhur një pako afër makinës dhe është larguar.
Bazuar në informacionet paraprake, makina është në pronësi të drejtoreshës së Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor,Suida Kuka.
Lënda plasëse është gjetur në afërsi të gomës së parë së makinës tip “Fuoristradë”.
Mësohet se forcat xheniere kanë ndërhyrë dhe kanë gjetur tritol brenda pakos dhe kanë realizuar shpërthim të komanduar.
Nga shpërthimi, është dëmtuar pjesa e përparme e makinës dhe pjesa e pasme e makinës tjetër të parkuar.
Policia e Shkodrës ka nisur hetimin e ngjarjes dhe marrjen në pyetje të dëshmitarëve.
Fraksion.com