Presidenti Biden përshëndet arritjen e marrëveshjes mes Turqisë dhe Finlandës e Suedisë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, reagon pas vendimit të Turqisë për të hequr veton dhe për t’i hapur rrugën anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO.
Në një postim në “Twitter”, Presidenti Biden përgëzon të trija vendet për arritjen e një marrëveshjeje, që sipas tij, do të forcojë aleancën dhe do të forcojë sigurinë kolektive.
“Urime Finlandës, Suedisë dhe Turqisë për nënshkrimin e një memorandumi trepalësh – një hap vendimtar drejt një ftese të NATO-s për Finlandën dhe Suedinë, e cila do të forcojë aleancën tonë dhe do të forcojë sigurinë tonë kolektive – dhe një mënyrë e shkëlqyer për të filluar samtin”, shkroi Biden në Twitter.
I lumtur me marrëveshjen u shpreh edhe kryeministri britanik Boris Johnson.
Congratulations to Finland, Sweden, and Turkey on signing a trilateral memorandum – a crucial step towards a NATO invite to Finland and Sweden, which will strengthen our Alliance and bolster our collective security – and a great way to begin the Summit. pic.twitter.com/ug47DhRDGl
— President Biden (@POTUS) June 28, 2022
Fraksion.com