“Më thuaj ku ikën lopët”; Rama i përgjigjet Braçes: Sot Shqipëria prodhon 97% të qumështit që konsumon
Kryeministri Edi Rama ka komentuar postimin e deputetit socialist Erion Braçe i cili ka shkruar një ditë më parë se krahasuar me vitin 2018 kemi 65 mijë lopë, 250 mijë dele dhe 100 mijë dhi më pak.
Rama ngre pyetjen më thoni ku ikën lopët kur sot Shqipëria prodhon 97% të qumështit që konsumon.
“Shqipëria meqë kemi dëgjuar shumë, që qumështi falimentoi, ikën lopën, Shqipëria prodhon 97% të qumështit që konsumon. Më thoni ku ikët. Nëse shikojmë realitetin me shifrat e konsumit ne na dalin pyetje të tjera si bëhen statistikat, si janë regjistruar miliona lopa që u zhdukën, kanë ngordhur. 97% e qumështit që konsumohet në Shqipëri, prodhohet në vend”, tha Rama.
Kujtojmë se deputeti socialist, Erion Braçe që njihet për reagimet e tij ku shpesh merr ‘rolin e opozitarit’ dhe kritikon, sidomos në fushën e bujqësisë e blegtorisë, me një postim në Facebook, ditën e djeshme Braçe ka dhënë alarmin se krahasuar me vitin 2018 kemi 65 mijë lopë, 250 mijë dele dhe 100 mijë dhi më pak.
“65 mijë lopë më pak nga 31 dhjetori 2018.
250 mijë dele dhe 100 mijë dhi më pak nga dhjetori 2018.
131 mijë ton qumësht më pak nga 31 dhjetori 2018.
INSTAT ka publikuar të dhënat e blegtorisë për vitin 2021.
Shikoni, e urrej te them “JU PATA THENE”;
Por rezulton e provuar gjithçka, madje këtë herë me të dhëna nga vetë Ministria e Bujqësisë.
Ne nentor 2018, kur ndryshoi TVSH për bujqësinë, ju thashe e ne fund edhe ika nga Komisioni i Ekonomisë, ne Kuvend per tre ore me radhe u mundova te bindja per ta ndaluar PASOJEN, kete qe e keni me lart ne shifra!
Nuk dëgjoi kush!
Po tani? Do vijoni me “e fryn Erioni se nuk eshte keshtu situata”?
A ka vlerë fjala në këtë vend?
Nëse ka, ndryshoni TVSH për bujqësinë që të mos humbasim akoma më bagëti, akoma në ushqim.
Duhet prodhuar ne vend, duhet bere tani”, shkroi deputeti Braçe në Facebook.
Fraksion.com