AktualitetEkonomiPolitikëTë fundit

“Fitojnë mbi 5,000 fermerë”; Rama: Rimbursim me kartat e naftës falas këtë javë

Procesi i rimbursimit me kartat e naftës falas vijojnë sërish prej kësaj jave për fermerët.

Kryeministri Edi Rama shprehet në një postim në rrjetet sociale se nga ky proces përfitojnë mbi 5 mijë fermerë të tjerë.

“MIRËMËNGJES , dhe me njoftimin se po vijojmë procesin e rimbursimit me kartat e naftës falas për mbi 5,000 fermerë të tjerë prej kësaj jave, ju uroj një ditë të mbarë”, u shpreh Rama .

Për fermerët përfitues nga skema e naftës pa taksa, Paketa e Rezistencës Sociale parashikon që kjo mbështetje të shkojë në 1.4 miliardë lekë ose 14 milionë USD, me një shtesë plus prej 5 milionë USD.

Këtë vit, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, programoi për të dytin vit radhazi, fondet për subvencionin e naftës, si masë e nevojshme në mbështetje të sektorit të bujqësisë. Aktualisht skema e subvencionit të naftës përcakton si përfitues të naftës falas fermerët e kulturave bujqësore, si: grurë, misër, fasule, luledielli, tërshërë, thekër, bimë aromatike-mjekësore, etj.

 

Fraksion.com