AktualitetPolitikë

Balla vizitë zyrtare ne Rumani, takim me Kryetari i Dhomës së Deputetëve

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla po zhvillon një vizitë zyrtare në Rumani.

Balla u prit në Parlamentin e Rumanisë në një takim nga Kryetari i Dhomës së Deputetëve, Marcel Ciolacu.

Balla u shpreh në një postim në rrjetet sociale se Rumania, si vend anëtar i BE, dhe Shqipëria, si vend kandidat në BE, konsiderojnë si thelbësore për rajonin përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Balla në vizitën e tij në Rumani shoqërohet nga deputetët e Kuvendit, Jurgis Çyrbja dhe Ilir Pendavinji.

“Takim me Kryetarin e Dhomës së Deputetëve Marcel Ciolacu. Rumania, si vend anëtar i BE, dhe Shqipëria, si vend kandidat në BE, konsiderojnë si thelbësore për rajonin përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor”, shprehet Balla.

 

Fraksion.com