Balla thotë se Rumania mbështet hapjen e negociatave për Shqipërinë
Kryetari Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjatë vizitës në Bukuresht, ka zhvilluar një takim me Angel Tîlvâr, Senator, Kryetar i Komisionit për Europën në Senatin Rumun, njëkohësisht përgjegjës për Marrëdhëniet me Jashtë në Partinë Social Demokrate.
Balla është shprehur se Rumania është pro hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.
“Rumania është e gatshme të ofrojë mbështetje dhe ekspertizë për ekipet tona gjatë procesit të negociatave me Bashkimin Europian”, është shprehur Balla.
Më herët Balla ka zhvilluar takime me Kryetarin e Grupit të PSD në Senatin e Rumanisë Stefan Radu Oprea, Kryetarin e Komisionit të Politikës së Jashtme Titus Corlatean.
Fraksion.com