“QSUNT nuk e ka kundërhelmin”; 50 vjeçari u pickua nga Merimanga e zezë, prej 2 ditësh në spital
Hasbi Kalemi, rreth 50 vjeç, ndodhet prej dy ditësh në Qendrën Spitalore ‘Nënë Tereza’ në Tiranë, pasi është pickuar nga Merimanga e Zezë në Rrogozhinë.
Tashmë duhet ta kishte marrë kundërhelmin dhe të ishte më mirë, por në QSUT mungon një medikament i tillë.
Kalemi u transferua për në Tiranë, që prej ditës së shtunë, ku ndodhet në parametra normal për jetën. Ai është shtruar në Repartin e Toksikologjisë, por ende nuk i është nënshtruar kundërhelmit, i cili sipas informacioneve të siguruara nga Report Tv, mungon. Sipas informacioneve, Kalemi është paraqitur në spital me luhatje të tensioni dhe të vjella.
Fraksion.com