Hyri në det dhe nuk doli më, polakja denoncon zhdukjen e 74-vjeçarit në Sarandë
Një turiste 29 vjeçare nga Polonia i është drejtuar policisë së Sarandës për të kërkuar ndihmë, pasi shtetasi polak 74-vjeç është futur në det në Ksamil dhe nuk ka dalë më.
Sipas policisë, e reja raporton se i moshuari është futur në det rreth orës 10:30 dhe ende nuk është gjetur.
Më datë 27.06.2021, rreth orës 20:00, në Komisariatin e Policisë Sarandë, është paraqitur shtetasja polake D. R., 29 vjeçe, e cila ka kallëzuar se sot, rreth orës 10:30, shtetasi polak Z. K., 74 vjeç, është futur në det, në Ksamil, Sarandë dhe nuk ka dalë akoma.
Shërbimet e Policisë vijojnë kërkimet për gjetjen e shtetasit Z. K.”, njofton policia.
Fraksion.com