Hartimi i Tezave; Maturantët dalin sot në protestë para Ministrisë të Arsimit
Maturantët kanë njoftuar se do të ngrihen ditën e sotme në protestë në orën 10:00 përballë Ministrisë së Arsimit në Tiranë.
Revolta e tyre lidhet me hartimin e pyetjeve të tezës së provimeve.
‘Ora 10:00 tek ministria e Arsimit. Hartimet e tezave skandaloze’- shkruhet në thirrjen e ndarë në rrjetet sociale.
Maturantët e këtij viti kanë pakënaqësit me provimin e lëndës me zgjedhje, që thonë se kishte pyetje jashtë programit.
Gjimnazistët që kishin zgjedhur të testoheshin në biologji me synimin për të fituar mjekësinë, Janë të shqetësuar për të ardhmen e tyre duke kërkuar ndryshimin e tezës.
Fraksion.com