Fundoset në det jahti 17 metra i gjatë në zonën e Drimadhës në Vlorë
Një jaht 17 m i gjatë është mbytur në det ne zonën e Drimadhës. Jahti në pronësi të Festim Mark Prendi ka qenë i ankoruar ( në spirancë) rreth 130 m larg bregut të detit.
Sipas policisë kufitare jahti nuk ka pas njerëz brenda, por dyshohet se i janë hapur tapat në pjesën e fundit të mjetit.
Si pasojë jahti është mbytur në thellësitë e ujërave të Drimadhës. Policia kufitare po merr në pyetje pronarin e mjetit lundrues.
Sot, rreth orës 18:30, në Drimadhes, Dhërmi, mjeti lundrues Jaht, në pronësi të shtetasit F. P., 38 vjeç, banues në Tiranë, është fundosur në det, dyshohet për shkak të një dëmtimi që ka sjellë futjen e ujit në brendësi të tij.
Në mjetin lundrues nuk ka pasur njerëz. Janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Fraksion.com