Video: Dalin pamjet, ja kush është kosovari që do kryente sulm terrorist në Itali në emër të ISIS
Mediat italiane i kanë bërë jehonë lajmit të çiftit shqiptar nga Kosovatë që u arrestuan për terrorizëm në shtetin fqinj.
Tashmë të arrestuar nga policia italiane çifti nga kosovar akuzohet se ishin trajnuar që të kryenin një sulm terrorist në vendin fqinj dhe raporton se burri dhe gruaja, dyshohet se janë trajnuar nga xhihadistët për të kryer sulmin përmes shpërthimit në emër të organizatës terroriste “Shteti Islamik” (ISIS).
Për këtë arsye, më 15 qershor karabinierët e Ros-ve lëshuan një urdhër ndalimi, të lëshuar nga Prokurori i Trentos, ndaj dy të dyshuarve.
Nga aktivitetet hetimore rezulton se dy të rinjtë, të lindur në Itali nga familje me origjinë kosovare, të angazhuar në kontekstin social, të punës dhe studimit, prej kohësh i ishin futur rrugës së radikalizimit nga propaganda xhihadiste në internet.
Pas kryerjes së sulmit, të dy duhej të udhëtonin në Afrikë për t’iu bashkuar organizatës terroriste.
Gjatë operacionit u kryen disa kontrolle të cilat bënë të mundur sekuestrimin e pajisjeve kompjuterike dhe produkteve kimike – prekursorë për prodhimin e mjeteve shpërthyese – të dorëzuara në Grupin e Hetimeve Shkencore për hetime teknike.
Fraksion.com