Kryemadhi: Basha i vodhi katër mandate LSI-së, pastaj u bë buçe dhe shqeu Berishën
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, thotë se opozita u tradhtua nga Lulzim Basha në zgjedhjet e fundit parlamentare.
E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Kryemadhi tha se Basha i ka dorëzuar Ramës 4 mandate që duhet ti merrte LSI, duke ia “vjedhur” kësaj partie.
Pjesë nga biseda në studio:
Ylli Rakipi: Kur e more vesh ti? (tradhtinë e Lulit)
Monika Kryemadhi: Në 25 prill.
Ylli Rakipi: Epo qenke e paaftë. Ti jepje jetën për Bashën. Të vrisje po të thoshe një fjalë për Bashën…
Monika Kryemadhi: Katër mandate i ka vjedhur PD-ja, LSI-së dhe ia ka dhënë PS-së.
Ylli Rakipi: Mire bëri kur je e paaftë. Po të vodhi aleati yt, do të thotë që je e paaftë.
Monika Kryemadhi: Edhe ti kur ke ikur nga televizionet ishe i paaftë? Ti shkon për të bërë punë të mirë dhe të fusin thikën pas shqpine.
Ylli Rakipi: Dhjetë vjet nuk quhet futje, por dashuri. Zonjë e nderuar, një vit pasi kanë mbaruar zgjedhjet, vjen dhe thua më vodhi Luli.
Monika Kryemadhi: E kam thënë që në nëntor unë këtë.
Ylli Rakipi: Po ju paskeni mbajtur gjarprin… Dhe ju nuk jeni fare në rregull.
Monika Kryemadhi: Po pse kush ja futi Sali Berishës? Nuk ia futi këlyshi i vetë? Këlyshi u bë buçe dhe e shqeu?
Fraksion.com