Shkurtimet e furnizimit me gaz rus kanë goditur 12 vende, thotë shefi i BE-së për klimën
Dymbëdhjetë vende të Bashkimit Evropian janë prekur nga shkurtimet e furnizimit me gaz nga Rusia, tha të enjten shefi i politikës klimatike të BE-së, Frans Timmermans.
“Rusia e ka armatosur energjinë dhe ne kemi parë ndërprerje të mëtejshme të gazit të paralajmëruara ditët e fundit. E gjithë kjo është pjesë e strategjisë së Rusisë për të minuar unitetin tonë,” tha Timmermans në Parlamentin Evropian.
“Në total dymbëdhjetë shtete anëtare janë prekur tani nga shkurtimet e njëanshme të furnizimit ruse. Dhjetë shtete anëtare kanë lëshuar një paralajmërim të hershëm sipas rregullores së sigurisë së furnizimit me gaz,” tha ai.
“Rreziku i ndërprerjes së plotë të gazit është tani më real se kurrë më parë,” theksoi ai, duke shtuar se kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të miratohet rregullorja e ruajtjes së gazit krahas masave të tjera të gatishmërisë.
Dymbëdhjetë vendet e BE-së që janë prekur pjesërisht ose tërësisht nga ndërprerjet e gazit rus janë: Lituania, Bullgaria, Polonia, Gjermania, Finlanda, Danimarka, Holanda, Italia, Franca, Austria, Republika Çeke dhe Sllovakia.
Vendet e BE-së që kanë lëshuar deklarata paralajmëruese të hershme si masë paraprake janë: Italia (26/02), Letonia (09/03), Kroacia (25/04), Gjermania (30/03), Austria (30/03), Finlanda (06/05), Estonia (18/05), Danimarka (20/06), Holanda (20/06) dhe Suedia (21/06).
Gjermania sapo ka njoftuar dhe informuar Komisionin e BE-së, se po kalon në hapin 2 të rregullores së BE-së SoS, niveli i “gadishmërisë”, tha një zëdhënës i Komisionit të BE për CNN përmes emailit.
“Paralajmërimi i hershëm” është niveli më i ulët i njoftimit të krizës sipas Rregullores së Sigurisë së Furnizimit me Gaz të bllokut, duke përshpejtuar kërkesat e monitorimit dhe shkëmbimit të informacionit në shtetin anëtar në fjalë. Sipas kësaj rregulloreje, ndërmarrjet e interesuara të gazit natyror do të vënë informacionin teknik në dispozicion, në baza ditore, për autoritetin kompetent të Shtetit Anëtar.
Fraksion.com