Presidenti i KE-së nga Brukseli: Po diskutojmë me Bullgarinë për të kapërcyer ngërçin e krijuar
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, duke hyrë në samitin BE-Ballkani Perëndimor, deklaroi sot se ky është një moment i rëndësishëm për të ringjallur procesin e zgjerimit në rajon dhe për të dërguar një sinjal të qartë.
“Ka diskutime të vazhdueshme me Bullgarinë dhe ne po e ndjekim situatën nga afër”, shtoi Michel, duke nënvizuar angazhimin e BE-së për të kapërcyer ngërçin e krijuar nga vetoja e Sofjes për Shkupin.
Fraksion.com