“Në kate të ndryshme”; Rama s’i kursen ironitë: Do vazhdojmë rrugëtimin me shpresën se shekullin tjetër do anëtarësohemi
Kryeministri Rama ishte i ashpër nga Brukseli në drejtim të Bashkimit Evropian. Ai ka thënë se ‘Unioni’ ka probleme.
“Më lejoni të shpreh keqardhje të thellë për Bashkimin Evropian. Më vjen keq për ta dhe shpresojmë t’i ndihmojmë. U përpoqa të them disa gjëra në takim dhe do të ndaj me ju disa prej tyre. Michel na tha se kishim 3 minuta. Unë i thashë se mund të kishin qenë 3 sekonda nëse ata do të kishin mbajtur fjalën por nuk e bënë kështu që 3 minuta nuk ishin mjaftueshëm. Ne jemi këtu si miq në një shtëpi të ndarë. Është diçka shumë shqetësues që edhe sulmi i një pandemie në shkallë globale dhe njuë luftë kaq kërcënuese nuk kanë mundur t’i bëjnë bashkë se çfarë duhet bërë. Sigurisht që ne kemi shumë për të bërë dhe unë mendoj që ne kemi bërë dhe bëmë për të mbështetur idenë e Presidentit Macron”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama nuk i kurseu ironitë në drejtim të Bashkimit Europan, sa i takon çështjes së integrimit.
Në një konferencë të përbashkët me liderët e tjerë të ‘Open Balkan’, Rama tha se Shqipëria do të jetë duke pritur edhe shekullin tjetër, ndërsa përballë do të ketë një Bullgari të tretë.
“Sulmi i një pandemie në shkallë globale, një sulm tragjik dhe as një luftë kaq kërcënues që mund të shndërrohet në luftë tragjike globale, nuk kanë mundur ti’ bëjnë bashkë. Ç’të bëjmë?! Kemi shumë për të bërë. ne kemi bërë dhe bëmë për të mbështetur idenë e Macron. Ne do të vazhdojmë në rrugëtimin tonë drejt anëtarësimit, me shpresën se shekullin tjetër do të jemi anëtarë, dhe do të përballemi me një tjetër Bullgarie, me një Bullgari të tretë. Do e vlerësonim shumë nëse ky komunitet i Europës ngrihet për të qenë bashkë si një familje e vetme. Pavarësisht se jemi në kate të ndryshme, por në dhomën e ndenjes jemi bashkë.”, tha Rama.
Fraksion.com