Zjarri në garazhin në Astir, 3 nga 4 makinat e djegura ishin të Dritan Llanajt, pronarit të pallatit
Një ditë pas zjarrit në garazhin e një pallati në zonën e ‘Astirit’ në Tiranë, mësohet se 3 nga 4 makinave që ju vu flaka, janë në pronësi të pronarit të pallatit Dritan Llanajt.
Zjarri shkrumboi 4 makina, ndërsa si pasojë e flakëve që dolën jashtë kontrollit, apartamentet e pallatit u mbushen më tym, duke rrezikuar jetën e banorëve, 8 prej tre mbetët të lënduar, pa probleme serioze për jetën.
Ndërkohë, që pasojat e zjarrit janë të dukshme në apartamentet e banorëve, të cilët thonë se i kanë banesat e dëmtuara.
‘Kam qenë zgjuar, kur ka ndodhur shpërthimi. Banesën e kemi të dëmtuar, aty edhe perimet dhe zarzavatet janë dëmtuar. Ne kemi respekt për pronarin.’- tha një banor.
Fraksion.com