Opozita bullgare i hap rrugë heqjes së vetos ndaj Maqedonisë së Veriut, Varhelyi: Vendim historik!
Opozita bullgare se i ka hapur rrugë heqjes së vetos ndaj Maqedonisë së Veriut, pasi kreu i saj ka vënë në dispozicion votat e tij.
Lajmi është bërë i ditur nga komisioneri për zgjerim Oliver Varhelyi, i cili e quan vendim historik për Europën.
“Falenderojmë liderin e opozitës Gerb @BoykoBorissov për marrjen e një vendimi historik për Evropën dhe për pranimin e negociatave me Maqenonine e Veriut bazuar në propozimin francez që lejon vazhdimin me hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedonine e Veriut”, shkruan Varhelyi në Twitter.
We thank leader of opposition Gerb @BoykoBorissov for making a historical decision for Europe & for 🇲🇰to accept negotiation based on🇫🇷proposal allowing to proceed w/ opening accession nego w/ 🇲🇰. We expect gov’t making necessary proposals to Parl today so Europe can move forward.
— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) June 22, 2022
Fraksion.com