AktualitetBota+Të fundit

Forcat ruse përdorin dron kamikaze për të sulmuar qytetet në verilindje të Ukrainës

Forcat ruse po përdorin drone kamikaze për sulme ndërkufitare në rajonin verilindor Sumy të Ukrainës, sipas një zyrtari ushtarak.

Të ashtuquajturat dron kamikaze portativë mbajnë koka luftarake dhe shpërthejnë në momentin e përplasjes. Ato janë pajisje të vogla dhe të disponueshme të pajisura me kamera dhe GPS, të cilat kur lëshohen, lokalizojnë asetet e armikut aty pranë dhe zhyten me komandë.

Qyteti i Krasnopillya u granatua me mortaja katër herë dhe u bombardua me “dronë kamikaze”, tha Dmytro Zhyvytskyy të martën.

Katër persona u plagosën, shtoi ai.

“Në përgjithësi situata është mjaft e tensionuar. Dje komunitetet dhe territoret përgjatë kufirit u granatuan me lloje të ndryshme armatimi me njësi artilerie vetëlëvizëse, mortaja, MLRS,” tha Zhyvytskyy.

Shostka, një qytet tjetër kufitar, u granatua me mortaja dhe artileri të rëndë mëngjesin e së mërkurës, shtoi Zhyvytskyy.

 

Fraksion.com