AktualitetPolitikëTë fundit

Bozdo: Të fundit në rajon për të ardhurat për frymë sipas Eurostat

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Eno Bozdo u shpreh sot në një deklaratë nga selia e PD se, “Eurostat, në një klasifikim të fundit, e rendit vendin tonë në bisht të Evropës në të ardhurat për frymë për vitin 2021”.

Sipas tij, kjo “do të thotë se mesatarja e të ardhurave të një shqiptari është sa 32 përqind e një qytetari evropian, çka do të thotë më shumë se tri herë më pak.

“Shqipëria renditet më poshtë se të gjitha vendet e rajonit duke ndjekur madje edhe vende të pastabilizuara politikisht si Bosnjë Hercegovina. Maqedonia është 10 pikë përqindje më lart se Shqipëria. Serbia 12 pikë më lart. Mali i Zi kryeson rajonin, duke shënuar thuajse gjysmën e të ardhurave për frymë të mesatares së BE”, tha Bozdo.

“Për të plotësuar “Kriteret e Kopenhagenit” të konvergjencës ekonomike, kusht për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Shqipërisë i duhet plot një shekull. Edhe në konsumin individual për frymë, që tregon fuqinë blerëse të qytetarëve dhe mirëqenien e një vendi Shqipëria është e fundit. Jemi të parët vetëm në numrin e atyre që braktisin atdheun dhe në propagandën qeveritare”, nënvizoi Bozdo.

 

Fraksion.com