Zbulohet se kur do të nisë emisioni “Kepi i Tundimeve”
“Kepi i Tundimeve” do të quhet emisioni më i ri që do të vijë në Top Channel. Pas “PërPuthen”, autorja Olsa Muhameti, ka folur për programin e ri që pritet të vijë me mjaft zhurmë duke marrë parasysh që një format i tillë është i ri për publikun shqiptar. “Kepi i Tundimeve” do të ketë 10 konkurrentë të rinj seksi, të cilët do të vendosen në vila në zonën e Kepit të Rodonit.
Menjëherë pas këtij lajmi, publiku është mjaft kurioz që të dijë sa më shumë dhe sigurisht se kur do transmetohet emisioni. Olsa Muhameti së fundmi ka bërë një bisedë virtuale me ndjekësit në rrjete sociale dhe pak nga pak po i zbulon të dhënat. Ajo ka treguar se “Kepi i Tundimeve” do të fillojë shumë shpejt në korrik dhe paralajmëron fansat të bëhen gati.
Të konfirmuar deri më tani janë vetëm tre prej konkurrentëve: Erjola Doci, Fatjon Kuqari dhe një model i huaj, Gabriele. Sipas zërave programi do të jetë pak a shumë një version shqiptar i “Too Hot to Handle” ose të paktën ideja kryesore. Olsa, e cila njihet si autore e programeve të suksesshme në “Top Channel”, i është besuar ky format por nuk e dimë ende se çfarë surprizash ka rezervuar ajo. A do të bazohet seriali tërësisht në versionin e “Too Hot to Handle” në Netflix apo do të përshtatet disi për publikun dhe shikuesit shqiptar?
Fraksion.com