Rama shtron tapet të kuq për Kryeministren e Finlandës: Vizita në Tiranë pas aplikimit për anëtarësim në NATO
Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin, pas vizitës të saj në Maqedoninë e Veriut ndodhet sot në Tiranë për një vizitë zyrtare.
Sanna Marin është pritur nga kryeministri Edi Rama me ceremoni zyrtare, ku pas himnit të dy drejtuesit e shteteve kanë ecur në tapetin e kuq për në godinën e kryeministrisë.
Kryeministrja e Finlandës vjen në Tiranë për të marrë mbështetjen e Shqipërisë pasi Finlanda dhe Suedia kanë aplikuar për t’u bërë pjesë e NATO-s pas agresionit rus në Ukrainë.
Fraksion.com