AktualitetTë fundit

Në Vlorë avokatët vijojnë bojkotin, kërkojnë pezullimin pa afat të masave të sigurisë

Dhoma e Avokatisë në Vlorë ka bojkotuar sot edhe masat e sigurisë. Kjo është java e dytë që avokatët vijojnë grevën, duke pezulluar të gjitha seancat ndërsa në këto dy ditë, të martë dhe të mërkurë, janë pezulluar edhe masat e sigurisë.

Avokat Delo Meçani dhe Armando Cakrani kanë konfirmuar se do të vijohet me pezullim pasi harta e re gjyqësore nuk është aspak në ndihmë të qytetarëve, por u shton kostot. Avokat Meçani ka shkuar edhe më tej duke kërkuar që të pezullohet pa afat edhe masat e sigurisë, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të ketë një zgjidhje.

Referuar faktit se përse gjyqtarët nuk u janë bashkuar, avokatët e lidhin me arsyen se Harta e Re Gjyqësore i ndihmon gjyqtarët pasi kërkojnë që të jenë të gjithë në Tiranë.

Në mbështetje të avokatëve të Vlorës, ka reaguar edhe shoqëria civile që preket po ashtu nga ndryshimi i hartës gjyqësore. Këtë javë në Vlorë, janë pezulluar 375 seanca ndërsa në këto dy ditë edhe masatë  sigurisë.

 

Fraksion.com