“Mijëra euro për lobim?”; Meta: Ky sistem do shkundet nga themeli nga 25 korriku. Ata që janë në Vjenë në kërkim të letrave…
Presidenti i Republikës Ilir Meta paralajmëroi sot shkundje nga themelet të sistemit pas 25 korrikut.
I pyetur nëse i druhet kallëzimeve të tjera pas artikullit të gazetës austriake për një lobim mijëra euro, Meta tha se këto lajme janë absurde si vetë personazhet dhe se kjo është një histori që as nuk ka ekzistuar dhe as nuk ekziston.
“Këto lajme absurde si vetë personazhet që i njihni të gjithë nuk krijojnë asnjë shpërqendrim jo vetëm nga detyrat e rëndësishme që ka presidenti deri më 24 korrik, por edhe nga angazhimet e z. Ilir Meta duke nisur nga 25 korriku. Gazeta austriake do ta marrë përgjigjen. Kjo është një histori që as nuk ka ekzistuar dhe as nuk ekziston.
Ata që janë në Vjenë në kërkim të letrave për azil për t’i shpëtuar drejtësisë këtu dhe të tjerët që janë këtu e vijojnë biznesin e inceneratorëve të vijojnë të bëjnë më të mirën e tyre. Ky është një sistem që do shkundet nga themeli duke nisur nga 25 korriku, por deri më 24 korrik do bëjmë detyrën me përgjegjshmëri të plotë”, deklaroi Meta.
Fraksion.com