AktualitetPolitikëTë fundit

Kryeministrja e Finlandës në Tiranë: Mbështesim anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Kryeministrja e Finlandës Sanna Marin në një deklaratë me kreun e qeverisë Edi Rama shprehu mbështetjen e plotë të Finlandës për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

“Shqipëria na ka mbështetur qoftë në teori dhe në praktikë. Është e rëndësishme të deklarojmë fort dhe qartë se jemi të bashkuar se nuk ka vend për logjikën e Rusisë.

Suedia dhe Finlanda do të jenë ofrues sigurie. Na duhet të rrisim sanksionet kundër Rusisë.

Është jetike që Ballkani Perëndimor të jetë në harmoni, duam të mbështesim Shqipërinë në anëtarësimin e saj në BE. E vlerësojmë rolin tuaj në Këshillin Kombëtar të sigurisë.

Nuk ka marrëdhënie më ë thellë midis kombeve se sa të jemi aleatë. Ka shumë potencial edhe kur vjen fjala midis marrëdhënieve midis Finlandës dhe Shqipërisë.’- tha Marin.

 

Fraksion.com