Grekët i vënë syrin “Syrit të Kaltër”, propozimi i kryebashkiakut grek: Ta transferojmë nga Shqipëria, do vuajmë nga mungesa e ujit
Kryetari i Bashkisë së Korfuzit Verior, George Machimaris, ngre sërish çështjen e transferimit të ujit nga Shqipëria, për të përballuar mungesën e pritshme të ujit në dekadat e ardhshme në ishullin e Korfuzit, shkruan media greke ERT.
Siç thuhet në preambulën e propozimit të tij, “Menaxhimi i burimeve ujore është i lidhur drejtpërdrejt dhe i përfshirë në mënyrë aktive si me ekonominë dhe zhvillimin, ashtu edhe me mjedisin dhe është një parakusht për çdo formë të zhvillimit shoqëror. Me saktësi matematikore dhe duke marrë parasysh si zhvillimet ashtu edhe situatën aktuale në vitet në vijim do të përballemi me krizën e ujit, krizë që po zvarritet me të njëjtat karakteristika për më shumë se 30 vite rresht. Me ndjenjën e përgjegjësisë ndaj shoqërisë sonë, ndaj vizitorëve tanë, ne paraqesim një propozim/memorandum teknik për furnizimin me ujë me transferim uji nga SYRI I KALTËR i Shqipërisë fqinje, duke marrë parasysh dhe shfrytëzuar përvojën e tubacionit nëndetësor që lidh ujësjellësin e Aeginës me EYDAP në Salaminë, përvojën e akumuluar të pushtetit vendor dhe studimet ekzistuese si ai i Politeknikut (1991), që mund të përditësohet.
Deputetja e PD-së Ina Zhupa e ka ngritur këtë shqetësim sot dhe thotë se po përgatitet një marrëveshje mes Greqisë e Shqipërisë për të ndërhyrë te Syri i Kaltër. “Syri i Kaltër është park natyror dhe ka statusin zonë e mbrojtur nga viti 2002. Punimet, tubacionet, ndërhyrjet do ishin kategorisht të ndaluara dhe në dëm të kësaj pasurie kulturore.”, shkruan Zhupa.
“Të transferojnë ujin e burimit nëntokësor të Syrit të Kaltër në Greqi, kjo mund të jetë papërgjegjshmëria dhe çmenduria e rradhës e Qeverisë Rama! Media greke ERT NEWS tregon se po përgatitet një marrëveshje mes Greqisë dhe Shqipërisë për të ndërhyrë tek Syri i Kaltër në Sarandë dhe për t’ia transferuar ujin e kulluar të burimit nëntokësor Greqisë. Kryetari i Bashkisë së Korfuzit të Veriut, George Machimaris ka ngritur sërish çështjen e transferimit të ujit nga Shqipëria: “Me ndjenjën e përgjegjshmërisë ndaj shoqërisë sonë, ndaj vizitorëve tanë, ne i jemi nënshtruar një propozimi/memorandumi teknik për furnizimin me ujë me transferim burimi nga SYRI I KALTËR i Shqipërisë fqinje, duke marrë në konsideratë dhe shfrytëzuar përvojën e tubacionit nëndetësor që lidh ujësjellësin e Aeginës me EYDAP në Salaminë, përvojën e akumuluar të pushtetit vendor dhe studime ekzistuese si ai i Politeknikut (1991).”, shkruan Zhupa.
Ndër të tjera thekson se shumë qytete kanë mungesë të ujit të pijshëm por nuk është menduar asnjëherë që të ndërhyhet te Syri i Kaltër.
Syri i Kaltër është park natyror dhe ka statusin zonë e mbrojtur nga viti 2002. Punimet, tubacionet, ndërhyrjet do ishin kategorisht të ndaluara dhe në dëm të kësaj pasurie kulturore. Saranda, Delvina, qytetet e tjera vuajnë nga mungesa e ujit të pijshëm por s’ka shkuar kurrë ndërmend një ndërhyrje e tillë e paligjshme në Syrin e Kaltër. Si mund të mendohej që kjo ndërhyrje e paligjshme të bëhej për të furnizuar Greqinë?!”, shkruan Zhupa.
Fraksion.com