AktualitetTë fundit

Gjendet arsenal armësh në garazhin e një pallati te Liqeni i Thatë në Tiranë

Tiranë, gjendet arsenal armësh në garazhin e një pallati te Liqeni i Thatë.

Sekuestrohet arsenal armësh, mes tyre pistoleta dhe snajper.

Deri tani nga operacioni ka një person të arrestuar, që është poseduesi që kishte marrë me qira garazhin.

Mësohet se janë sekuestruar rreth 10 armë zjarri. Armët janë gjetur në një garazh në zonën e Liqenit të Thatë.

Disa ditë më parë Policia e Tiranës ka zbuluar një bazë ku prodhoheshin silenciatorë dhe modifikoheshin armët e zjarrit në Tiranë. Dhjetëra pistoleta, silenciatorë, municion luftarak dhe pjesë për modifikimin e tyre janë sekuestruar nga policia në një banesë në rrugën “Shaqir Shima”, në Kodër Mëzez, ku sipas policisë ushtrohej aktivitet kriminal për prodhimin, shitjen dhe tregtimin e armëve të zjarrit.

 

Fraksion.com