Garibashvili nga Katari: Gjeorgjia është e përkushtuar për t’u bashkuar me NATO-n, por…
Reuters raporton se kryeministri gjeorgjian Irakli Garibashvili ka thënë në një konferencë ekonomike në Katar se vendi i tij është i përkushtuar për t’u bashkuar me NATO-n, por duhet të zgjidhë së pari problemet e tij territoriale me Rusinë.
Gjeorgjia është e vendosur mes Rusisë në veri, me Turqinë, Armeninë dhe Azerbajxhanin në jug të saj.
Rajonet separatiste të Abkhazisë dhe Osetisë së Jugut njihen ndërkombëtarisht si pjesë e territorit të Gjeorgjisë, megjithëse një pjesë e vogël e shteteve, përfshirë Rusinë, i njohin zyrtarisht ato.
Fraksion.com