Furnizonin klubet e natës në Dhërmi me kokainë dhe ekstazi: Arrestohen dy shtetasit nga Kosova
Dy shtetas nga Kosova janë arrestuar në Vlorë, pasi u kapën duke furnizuar klubet e natës me doza kokainë dhe ekstazi.
Shtetasit T.T, 31-vjeç dhe E.K, 25 vjeç, të dy banues në Prishtinë lëviznin me një mjet tip “Tayota” dhe gjatë kontrollit nga unfirmat blu u gjetën 87 doza më lëndë narkotike, 522 tableta të dyshuara ectasy dhe 80 doza më lëndë të dyshuar kokaikë, 19 doza me kërpudha haluçinogjene, lënë narkotike e dyshuar kanabis në formë çokollatë dhe në formë boçeje, 2 aparate celulare , një peshore elektronike dhe një sasi parash.
Njoftimi i policisë:
Dhërmi, Himarë
Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Room 3”.
Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Vlorë dhe me Komisariatin e Policisë Himarë.
Vihen në pranga 2 shtetas.
Sekuestrohen doza me lëndë të dyshuar narkotike MDMA, ecstasy, kokainë, kanabis në formë çokollate, kërpudha haluçinogjene, 1 peshore elektronike dhe një sasi parash, e dyshuar e përfituar nga aktiviteti kriminal i shpërndarjes së drogave të forta.
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Vlorë dhe me Komisariatin e Policisë Himarë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, finalizoi me sukses operacionin e koduar “Room 3”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
-T. T., 31 vjeç dhe E. K., 25 vjeç, banues të dy në Prishtinë, Kosovë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Toyota” me të cilin qarkullonin këta dy shtetas dhe gjatë kontrollit të dhomës në të cilën ishin akomoduar, në Dhërmi, u gjetën dhe u sekuestruan 87 doza me lëndë të dyshuar narkotike MDMA, 522 tableta të dyshuara ecstasy, rreth 80 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, 19 doza me kërpudha haluçinogjene, lëndë narkotike e dyshuar kanabis në formë çokollate dhe në formë boçeje, 2 aparate celulare, një peshore elektronike dhe një sasi parash (eurosh dhe lekë) e dyshuar e përfituar nga shitja e lëndëve narkotike.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta dy shtetas u shisnin lëndë narkotike personave të ndryshëm, përdorues të lëndëve narkotike, në zonën e Dhërmiut, kryesisht në lokalet e natës.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim.
Fraksion.com