Vrau efektivin në Lezhë dhe më pas vrau edhe veten, Prokuroria: Aldi Rama u keqtrajtua në Komisariat! Merret i pandehur polici
Policia e Lezhës ka kryer veprime arbitrare ndaj 21-vjeçarit që u vetëvra në Lezhë, pasi ekzekutoi efektivin e policisë, Saimir Hoxha, më 28 shtator të vitit që shkoi.
Prokuroria e Lezhës ka mbyllur hetimet, duke vendosur nën akuzë efektivin e policisë me iniciale M.M., ndërsa nuk ka gjetur prova për dy efektivët e tjerë që në vitin 2019 kishin shoqëruar në komisariat 21-vjeçarin Rama pas akuzave për dhunë ndaj të dashurës së tij.
Përfundimin e ka arritur prokurori Françesk Ganaj, i cili më parë për shkak të vonesës në dërgimin e shkresave nga prokuroria në gjykatë, bëri që ndaj të riut të ndryshonte masa e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.
Për këtë arsye 21-vjeçari kishte mundësi të ishte i lirë dhe nën mllefin e akumuluar për dhunën ndaj tij të zbrazte armën ndaj efektivit Saimir Hoxha që së bashku me disa kolege të tjerë e kishin ndaluar ne zone e Vainit për një kontroll.
Pas vrasjes së policit, ILD i kishte kërkuar Këshillit të Lartë të Prokurorisë të ndëshkonte me masë disiplinore prokurorët Milan Laskaj dhe Françesk Ganaj, pasi autori mund te ishte ne izolim ditën e ngjarjes dhe mund të ishte evituar një krim ndaj uniformave blu.
Pas ngjarjes nisen hetimet në lidhje me akuzën që kishte ngritur ndaj policisë Aldi Rama ku pretendohej për dhunë të ushtruar gjatë shoqërimit ne dhomat e paraburgimit ne Komisariatin e Lezhes dhe rreth 9 muaj me vone, i njejti prokuror, Françesk Ganaj, qe la te lire te riun qe vrau oficerin e policisë Saimir Hoxha, mbyll hetimet per dhunen e pretenduar ne komisariat dhe çeshtja me nje te akuzuar pritet te përfundoje ne gjykate.
Fraksion.com