AktualitetPolitikëTë fundit

Mbledhja e 2 qeverive në Prishtinë, Rama pritet me ceremoni zyrtare

Kryeministri Edi Rama u prit sot me një ceremoni zyrtare në Prishtinë, nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Rama dhe kabineti i tij qeveritar ndodhen sot në Prishtinë, në kuadër të mbledhjes së përbashkët e dy qeverive ku pritet të firmosen disa marrëveshje bashkëpunimi.

Dy kabinetet qeveritare pritet të nënshkruajnë disa marrëveshje në fushën e drejtësisë, arsimit, bujqësisë, infrastrukturës, turizmit dhe sigurisë publike.

Gjatë mbledhjes së sotme, vëmendje të veçantë do të marrë edhe projekti i ri i portit të Durrësit që pritet të ketë edhe Portin e Thatë në Prishtinë, dhe më pas lidhja me hekurudhën Prishtinë-Durrës.

 

Fraksion.com