AktualitetKosovaPolitikëTë fundit

“E kam kokëne madhe”; Rama viziton familjen e Thaçit, tregon gjendjen e ish presidentit në Hagë: Lexonte shumë dhe bënte stërvitje

Kryeministri Edi Rama, ka arritur në Burojë të Skenderajt, për vizitë tek familja e ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili ndodhet në Hagë. Rama  ka takuar me familjarët e Thaçit, por edhe kryetarin e Skenderajt, Fadil Nura dhe nënkryetarin Sami Lushtaku.

Gjatë vizitës në familjen e Hashim Thaçit, kryeministri Edi Rama tregoi gjendjen e ish presidentit kur e takoi në paraburgim në Hagë.

“Isha tek Hashimi e vizitova. Mu duk shumë mirë, jeni të fortë ju, të ka ngjarë ty”, i tha Rama babait të Hashim Thacit.

Më pas vijoi duke treguar: “Ai tha me shëndet jam mirë, por dhe me humor ishte mirë, lexonte shumë, bënte stërvitje. Aty ishte një pikë ku thuhej; arsyeja e vizitës; unë shënova: “Më ka marrë malli, e kam si vëlla”, tha kryeministri Rama.

Familjarët, ish-presidentit Hashim Thaç i dhuruan Kryeministrit një qeleshe dhe flamurin e UÇK-së . Ndërsa Rama dhuroi një statujë të Skënderbeut.

Kryeministri Rama, teksa po merte qeleshne, duke i falënderuar për dhuratën, nuk kurseu as batutat gjatë momentit kur e vendosi në kokë.

“Unë e kam kokën sa dyfishi, megjithatë do e mbaj”, tha Rama.

 

Fraksion.com